Rreth Nesh

Historia jonë nis në vitin 1992. Galaxy e quajtur në atë kohë me emrin Prodentalfarma, u themelua si një investim I përbashkët nga investitorë Italianë që zoteronin 80% të kuotave të kapitalit dhe sipërmarrjes shtetërore që zotëronte 20 % të kuotave të kapitalit.
U prodhua një gamë e gjerë produktesh te specialiteteve te ndryshme por peshën kryesore e mbanin produktet galenike.

Produktet tona

Ndryshimet më të rëndësishme

Ndryshimet më të rëndësishme që lidhen me konfigurimin e ri të kompanisë vijojnë në vitin 2008, ku të gjitha shoqëritë e rrjetit farmaceutik Aldosch, u bënë pjesë e kompanive farmaceutike Gjermane Dermapharma AG dhe Mibe GMBH. Kompania Prodentalfarma u quajt Galaxy dhe aktiviteti i kompanisë Prodhuese Prodentalfarma u bë pjesë dhe iu bashkëngjit aktivitetit te kompanisë Profarma. Galaxy u rikonceptua nga shoqëria Dermapharma AG si një kompani tregëtare me objekt kryesor “zhvillimi i aktiviteteve për promocion, marketing mjekësor dhe farmaceutik”, si dhe tregëtimi me shumicë i produkteve farmaceutike, bimore, kozmetike, parafarmaceutike, veterinare,materiale konsumi mjekësore dhe paisje mjekësore.
Misioni kryesor i kompanisë ishte promovimi dhe rritja e brandit Profarma.

Aktualisht, kompania gëzon ekskluzivitetin e shitjes me shumicë të disa produkteve kryesore të kompanisë Profarma dhe synon zgjerimin e aktivitetit në një numër shumë më të madh produktesh ekskluzive të kësaj kompanie duke synuar ribrandimin dhe marketimin e tyre. Gjithashtu kompania synon të zgjerohet me futjen në treg të linjave dhe produkteve Brand farmaceutike, suplemente, produkte bimore, kozmetike, të kujdesit personal, etj.

Tashmë rrjeti farmaceutik Ilumina është pjesë e nismës së Galaxy për promovimin e Brandit Profarma dhe Brandeve të tjerë të njohura. Me një dimension të ri në treg, Galaxy dhe Ilumina do të bëjnë diferencën sesi mund të jesh më pranë klienteve duke I ofruar konsultë dhe sherbimi cilësor si dhe produkte konkuruese në cilësi dhe çmim.

Produktet tona

Si të na kontaktoni?

logo